Edhe pse Kiara më në fund “e la të rrjedhë”, Luizi ka ende pasiguri dhe pikëpyetje. Të paktën kështu duket. Në një bisedë të fundit mes tyre, ai ka pyetur moderatoren se si do vepronte nëse ndonjë nga familja apo shoqëria nuk do e mbështeste lidhjen e saj me Luizin.
Por, Kiara e siguroi se nuk ndikohet nga ta. Ajo u shpreh se beson se diçka e tillë nuk do ndodhë duke shtuar se vepron si e ndjen ajo.
“Nuk ka lidhje asnjë. Ato më njohin shumë mirë dhe më mbështesin sepse e dinë se unë nuk i afroj disa njerëz kot. Sepse e ndjej që janë njerëz të mirë. Për këtë jam e sigurt që e kanë kuptuar se unë nuk afroj këto njerëz kot. Nuk e besoj të thonë se ti nuk je për mua. Por, edhe po thanë “OK”. Nuk është se i kam pyetur ndonjëherë njerëzit. Ato më kanë thënë shumë herë për diçka mos e bëj dhe unë prap e kam bërë. Pyes 100 vetë dhe bëj siç ma ndje vetë.”-tha Kiara.
Gjatë kësaj jave Luizi dhe Kiara kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë që pritej kaq shumë. Në një dasmë të sajuar në kontekstin e lojës, moderatorja i ka dhuruar këngëtarit puthjen aq shumë të kërkuar. Të gjithë reaguan për këtë moment “historik” dhe një fjalë për të thënë e ka edhe nëna e Luiz Ejllit.
Miku i këngëtarit, Meridian Ramçaj, ka publikuar në Instastory një foto të shkëputur nga mesazhet që ka shkëmbyer me nënë e Luizit. Ish-banori i “BBV1”, i kishte dërguar asaj fotot nga “dasma” e Luizit dhe reagimi i saj ishte mesazh “U trashëgofshin”, shoqëruar me disa emoji plot dashuri./m.j