Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan kanë qenë të ftuar, sipërmarrësja Donika Mici, Nard Ndoka, gazetarja e sportit Vilma Mashaj, moderatore Arjola Shehu dhe spikeri i lajmeve Renaldo Salianji të cilët kanë diskutuar për punën e parë që kanë bërë gjithsecili prej tyre.
për vajzën që ata kishin adoptuar nga Kina. Nard Ndoka e vlerëson Arjolën për sinqeritetin e saj dhe shprehte se puna është nder dhe i sjell të ardhura familjes. Ndërsa disa nga kolegët e tij kur i dëgjon nëpër intervista, ve re se nuk tregohen të sinqertë për punën e tyre të parë.
Nard Ndoka: Është shumë pozitive që Arjola e tregon si eksperiencë.
Rudina Magjistari: Pse mendon që edhe mund të mos e tregonin ëë?
Nard Ndoka: Disa që e mendojnë veten VIP të rëndësishëm, i shmangem këtyre gjërave, por puna është nder për çdo njeri, i sjell të ardhura vetes, i sjell një eksperiencë, bëhesh krahë dhe për familjen. Shoh shpesh edhe kolegët e mi, pra i shmangen, madje edhe aty tek një intervistë tha kam filluar përgjegjës punën e parë, përgjegjës nuk fillohet puna e parë, është shumë e vështirë, duhet të fillosh diku tjetër. Kjo është interesante, të paktën brezi i ri duhet të edukohet me këtë. Unë dhe fëmijët e mi i kam futur në punë që të vegjël, edhe në shkollë edhe në punë, kamerierë, banakierë, çfarëdo.
Rudina Magjistari: Mendoj që prindërit duhet t’i stimulojnë, t’i shtyjnë. Gjatë periudhës së verës është bukur që të kenë eksperienca të tilla.
Nard Ndoka: Ka një lloj mentaliteti paragjykues dhe frenues dhe kjo nuk është e mirë.
Donika Mici: Të them të drejtën unë gocën time e vishja me përparëse të bardhë, e nxirrja në fabrikë, sepse unë 5 vite kam fjetur në fabrikë. Gjatë verës kur kthehej nga Italia se ajo ka ikur 10 vjeçe për të studiuar andej dhe kthehej dhe rrinte 8 orë në fabrikë. Ok bënte hile, fshihej pas kartonëve, të gjitha gjërat i bënte, por ishte i detyruar që 8 orë të rrinte mbrapa magazinierëve dhe mbrapa njerëzve për të kuptuar logjikën e punës. Edhe pse ishte 15-16 vjeçe e ka bërë për vite me radhë atë punë dhe e shoh sot që në punën e saj që ajo bën që është e pavarur, është shumë më përpara sesa një shoqe e vetë që nuk ka punuar kurrë. /m.j