– Një i ri me emrin Born nga Kroacia po përballet me probleme jo shumë të zakonshme për shkak të pamjes së tij të jashtme. Hronika shkruan se Borni është në kërkim të shpirtit të tij binjak, por për këtë e pengon dicka në lidhje me pamjen e tij, ngjashmëria që ka me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç
Në rrjetin social Tinder nuk ka shumë kërkesa, por e vetmja gjë që ka rëndësi për të është që e dashura potenciale e tij të mos e shqetësojë fakti që ngjan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Nëse doni një person të pjekur me vete, dhe nuk ju shqetëson që unë dukem si Vuçiç, atëherë thjesht “rrëshqisni” djathtas,” ka shkruar ai bashkë me foton në këtë rrjet social./m.j