Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi për “Barometri” në Euronews Albania se pagesat për operatorët janë të mira, por sërish ka mungesa.
“Për rekrutimin e operatorëve nuk jemi të qetë sepse është e vështirë. Pavarësisht se pagesa për një ditë pune është relativisht e mirë, diku tek 100€ në ditë prapë ka mungesa. Ne do të synojmë të marrim ata operatorë që kemi pasur dhe një vit më parë,” – u shpreh Celibashi.
Kryekomisioneri tregoi se në bazë të testimeve rezulton se nuk ka interes për t’u bërë pjesë e personelit.
/e.d