Kina ka njoftuar ditën e sotme se balona e cila është pikasur duke fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara është në fakt “një anije me civilë” që ka devijuar rrugën dhe ka dalë në hapësirën ajrore amerikane.
SHBA më herët njoftoi se objekti ishte një balonë mbikëqyrjeje që operon në lartësi të mëdha, që po kalonte mbi vendndodhje sensitive për të mbledhur informacion.
Ministria e Jashtme e Kinës e pranoi se balona vinte nga Kina, por theksoi se mjeti fluturues ndodhej aty për kërkime meteorologjike dhe shkencore. Po ashtu, ministria kërkoi ndjesë edhe për daljen e anijes nga rruga e saj fillestare.
Balona u pikas mbi Billings, Montana, të mërkurën, shumë pranë një prej tre fushave të raketave bërthamore të SHBA-së në bazën e Forcave Ajrore Malmstrom.
/s.f