Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, thotë se SHBA-të mbështsin demokracinë në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën për të demonstruar në mënyrë paqësore. Ai shkruan në Twitter se ata që kanë zgjedhur dhunën po zhvendosin Kosovën në rrugën e izolimit. Kjo e drejtë, shkruan ai në Twitter, nuk nënkupton edhe përdorimin e dhunës. “Dhuna politike është në kundërshti me demokracinë. Ata që kanë zgjedhur dhunën po e zhvendosin Kosovën në rrugën e izolimit. Kosova ka shkuar shumë larg që të kthehet prapa”, shkruan ai.