Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se mes tij dhe Sali Berishës nuk ka asnjë komunikim, por gjithsesi marrëdhëniet politike nuk kanë ndryshuar.
“Mes meje dhe zotit Berisha ka zero komunikim. As me kolegët e tjerë, por asnjëri prej tyre nuk merr guximin për të bërë ndërmjetësuesin, pasi nuk ka nevojë për një gjë të tillë, pasi nëse do më duhet të komunikoj me z. Berisha e bëj fare mirë vetëm. Marrëdhëniet mes meje dhe z. Berisha janë po ato që kanë qenë që në fillim dhe asgjë nuk ka ndryshuar në këtë raport”, deklaroi Bardhi.
Sa i përket bashkimit të PD-së, deputeti demokrat u shpreh në një intervistë në “Ora News” se kjo nuk mund të bëhet vetëm me njërën palë, por me vullnetin e të dyja palëve, duke shtuar se ndarja e PD, do të ishte një humbje për Shqipërinë dhe jo vetëm për opozitën.
“Zgjidhja duhet të bëhet që para zgjedhjeve, pasi çdo përçarje në zgjedhje do të ishte fatale për opozitën. Ndarja e PD-së do të ishte një humbje për Shqipërinë jo vetëm për opozitën. Një përsëritje e 6 marsit do të ishte fatkeqësi. Por për këtë zgjidhje kërkohet vullnet i të dyja palëve, dhe jo të jetë e njëanshme”, theksoi Bardhi.
/e.d