Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë Edi Ramën se po mban peng vendimin në Apel për çështjen e vulës së PD-së.
Sipas Berishës Rama po e bën këtë me qëllim që t’i pengojë ata të futen në zgjedhje. Në takimin me krerët e degëve në Tiranë, Berisha tha se ata do të futen në zgjedhje dhe do t’i fitojnë.
Mendon se në këtë mënyrë do na përjashtojë. Ne kurrë nuk përjashtohemi, do marrim pjesë në zgjedhje dhe do e fitojmë. Ai këtë e ka shumë të qartë. Ne jemi njerëz të betejës dhe jo të bojkotit.
/e.d