PD e Alibeajt kërkon nga Gjykata e Apelit që të përshpejtohet çështja lidhur me vulën e Partisë Demokratike.
Kështu, përfaqësuesi ligjor, Indrit Sefa bën me dije se Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj për vendimin e gjyqtarit Zhukri.
Aty thuhet se vendimi i Zhukrit për të njohur kuvendit e 11 dhjetorit është në shkelje me ligjin dhe kërkohet që të zgjidhet sa më parë çështja e PD-së.
”Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për ti dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj.
I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt. Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar.” – shkruan Sefa./m.j