Pesëmbëdhjetë mijë kilianë “luftuan” ndërmjet tyre me ndihmën e 100 tonëve domate, në atë që njihet si festivali i Luftës së Domateve.
Festivali i pazakontë i cili tërheq vëmendje të madhe mbahet për të gjashtin vit me radhë.
Iniciator i ngjarjes ishte Miguel Pedrosa fermer domatesh dhe miqtë e tij, por nga viti i kaluar festivalin filluan ta organizojnë autoritetet komunale. Ngjarje të ngjashme u zhvilluan edhe në Kolumbi, Kosta Rika dhe Shtetet e Bashkuara.