Sali Berisha e ftoi për debat të hapur kryeministrin Edi Rama pas shpjegimit të tij për mos paraqitjen në Kuvend.
“Bëju burrë dhe hajde 5 minuta këtu të tregoj sa të vlen lëkura. Ose të bëhet burrë e të përballet me Luçiano Boçin në studio”, u shpreh Berisha.
Rama reagoi me një mesazh dërguar panelistit Lorenc Vangjeli.
Vangjeli tha se Rama i kishte shkruar një mesazh se Berishën e pret në një takim më 14 maj.
“Më shkruan Edi Rama, ju kërkon, ju pret në takim më 14 maj”,-tha Vangjeli.
Kryeministri Rama i pyetur në Top Channel për mungesën e tij në kuvend, tha:
“Ata nuk meritojnë asnjë përgjigje nga unë, ata nuk i meritojnë më përgjigjet e mia. Unë jam shumë i keqardhur që duke qenë shumë i disponueshëm për të qenë i përfshirë për të dhënë përgjigje për të bërë debat, por për fat të keq kam rënë jo njëherë po shpesh herë në nivelin e tyre dhe me këtë rast jam bërë dhe unë kontributor për neveritjen dhe helmimin e njerëzve për debatin politik. Nga unë kanë marrë gjithçka që mund të merrnin dhe nuk kam më asnjë për ata”
/s.f