Një ngjarje e rëndë për familjen Saliaj nga Vora. Pasi vjehrri Mexhit Picari vrau me armë zjarri dhëndrin, Kudret Saliajn, dhe gruaja e këtij të fundit, Dhurata Saliaj u arrestua për bashkëpunim, djali i çiftit ka humbur jetën në një aksident.
Mësohet se Enjon Saliaj u përplas për vdekje nga një makinë, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. 17-vjeçari u aksidentua në zonën e Kinostudios rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Raportohet se shoferi është larguar dhe ka lënë makinën në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk i ka dhënë asnjë ndihmë djalit. Kujtojmë se vrasja e babait të tij pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit.
/a.r