Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me skandalin ‘McGonigal’.
Rama tha se zyrtarin e FBI e ka takuar pa praninë e ndonjë biznesmeni, por të një shqiptaro-amerikani që ai vetë ia ka prezantuar si mikun e tij.
PJESË NGA INTERVISTA:
Grida Duma: Jeni mirë nga gripi sepse thatë se ishte një flamë?
Rama: Jam ok tani, jam shumë ok
Grida Duma: Pse keni heshtur deri më tani?
Rama: Nuk kam heshtur, por kam thënë atë që mund të them unë. Opozita më ka tërhequr edhe mua ndonjëherë në atë nivel. Sidoqoftë faleminderit që më jepni mundësinë. McGonigal ka ardhur më ka kërkuar ta takoja, më ka treguar se puna e tij ka pasur në fokus influencën ruse. Më ka folur për rajonin. Pastaj takimet e tjera kanë ardhur si rezultat i pranisë së tij këtu, e jam takuar krejt rastësisht, ose në praninë timë në SHBA, ku më ka ftuar dhe kam qenë në zyrat e FBI dhe Nju York. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme në këtë marrëdhënie krejt normale. S’kam pasur asnjë detyrim të njoftoj as ambasadën.
Kryeministri u ndal edhe në rastin e Dorian Duçkës. Ai tha se personi në fjalë është kvshilltar i jashtëm pa pagesë dhe që e ka ftuar vetë Rama.
“Me oligarkun rus Shqipëria nuk ka asnjë lidhje, përvecse kur opozitat dhe altoparlantët e tyre nxorën lidhje të kapjes së veshit mbrapsht” – tha Rama.
/a.r