Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, jashtë sallës së Kuvendit, u pyet nga gazetarët për mungesën e kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme, ku opozita kërkoi interpelancë me të për çështjen McGonigal.
Për këtë, Rama kishte deleguar ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
“Nuk ka asnjë lloj shmangieje nga një çështje nuk është çështje. Çështja e opozitës është t’i shkojë mbrapa një hetimi në SHBA, ndaj një zyrtari amerikan, i cili gjatë aktivitetit të tij ka pasur takime edhe në Shqipëri. Për ne, kjo nuk është çështje. Secila palë ka agjendën e vet, por të tjerët nuk mund të na tërheqin në agjendën e vet pa thelb. Edhe të enjten e kaluar, edhe sot, kishim çështje shumë të rëndësishme për të diskutuar”, tha Balla.
“Nëse do të gjendemi sërish seancën e radhës në këtë situatë, Parlamenti do të vijojë punën e tij”, shtoi Balla.
/a.r