Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Rama se është i përfshirë me çdo aferë korruptive dhe se Kuvendi duhet të pranojë kërkesën e opozitës për mocion me debat. Salianji u shpreh se duhet të vihet sens në Kuvend dhe kryeministri të jetë i pranishëm dhe se fjalën deputetëve nuk ua përcakton Kuvendi por kushtetuta.
“Ka një problematikë që lind që nga seanca e kaluar. Të gjithë deputetët që të opozitës duan të flasin për këtë çështje ku kryeministri ka përdorur çdo gjë për të korruptuar për agjentin. Nëse kryeministri ka turp dhe nuk del këtu, nuk vjen, duhet të vijë të japë përgjigje se caktoni dot ju se kush do të bëjë debat. Është po ky kryeministër që i dalin skandalet me avionin privat. Është kryeministri që është i përfshirë me çdo aferë në këtë vend dhe se caktoni dot ju kohën e deputetëve e cakton kushtetuta. Pranoni kërkesën me mocion me debat, kërkohet kryeministri për një aferë personale se ka bërë me turp Shqipërinë në të gjitha mediat ndërkombëtare.”- tha Salianji.
/a.r