Sociologu Edmond Dragoti tha se 25% të studentëve në Shqipëri janë të virgjër.
I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, ai shtoi ndër të tjera se një djali i rriten vlerat mashkullore në rast se ka zgjedhur një vajzë të virgjër.
Më tej theksoi se për vajzën virgjëria është dhe një koncept personaliteti.
“Një djali I rriten vlerat mashkullore në rast se ai ka zgjedhur një vajzë të virgjër. Virgjëria ekziston dhe si një koncept personaliteti kryesisht për vajzën. Nga studimet që kemi bërë, kemi vënë re që 1 në katër student është i virgjër mashkull apo femër. 25% e studentëve nga 18-22 janë të virgjër”- tha ai.
/s.f