Një shqiptar i ekstraduar nga Britania e Madhe për të vuajtur dënimin për grabitje të dhunshme në një shtëpi, është kthyer në Angli, duke pozuar në rrjetet sociale me supermakinën e tij Lamborghini.
Aleksandër Vishaj, 33 vjeç, u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2021 për t’u përballur me akuzat për vjedhje dhe dëmtime kriminale në Gjermani. Ai kreu tre muaj burg në Gjermani para se të kthehej në Shqipëri, ndërsa duhej të ishte ndaluar nga Britania pas një goditjeje kriminale.
“The Sun” shkruan se reperi i rremë, është kthyer edhe më i guximshëm duke e quajtur veten “Mbreti i TikTok” në faqen ku ai mburret se jeton si një yll rock në MB.
33-vjeçari pretendon se ka hequr dorë nga krimi dhe këmbëngul se financon stilin e jetës së tij me shampanjë si një lojtar profesionist pokeri, videograf. Ai shihet duke reklamuar rroba të shtrenjta, dhe një Lamborghini Gallardo Spyder të regjistruar në Britani, me vlerë 70,000 paund.
Vishaj postoi një video javën e kaluar nga një apartament luksoz në Londër. duke bërë thirrje për mbështetje nga bashkëqytetarët shqiptarë në një lojë pokeri online.
Ai mendohet se ka përdorur një pasaportë të rreme për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar me avion pasi kishte hyrë legalisht në një vend të BE-së.
I riu shqiptar është një nga shumë kriminelë shqiptarë, shkruan “The Sun”, që sfidojnë autoritetet angleze.
“Bandat shqiptare kanë ardhur në Britaninë e Madhe gjatë dy dekadave të fundit duke marrë kontrollin e tregut të kokainës në vend. Modeli i tyre i biznesit bazohet në të qenit ‘të lirë dhe të shpejtë’”, shkruan “The Sun”.
/s.f