Gazetari Skënder Minxhozi ka qenë i ftuar në studion e ABC News ku komentoi gjithashtu edhe pritshmëritë që ka Paria Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Minxhozi u shpreh se opozita do të marrë çfarë do të lërë qeveria, ndërsa sa i përket pritshmërive të PS për të marrë 40 deri në 45 bashki, gazetari tha se edhe 40 bashki në mes të mandatit të tretë do të ishte një rezultat shumë i mirë.
“Tani çfarë do të lërë qeveria do të marrë opozita. Do të shohim nëse do të jetë ky raporti apo jo. Kam besim që kjo shifër duhet riparë më shumë drejt numrit të saj minimal se asaj maksimal. Në një vend me 61 bashki, nëse ti merr 40 duhet të jesh maksimalisht i kënaqur. Të qenit 40 bashki në mes të mandatit të tretë është një rezultat mjaft pozitiv.
Mendoj që kriza e fundit e luftës në Ukrainë, por edhe fakti që ndodhemi në një stinë gri, mendoj që qeveria rrethohet nga një nivel jo pakët mosbesimi,” theksoi Minxhozi.
Në lidhje mes sjelljen e grupeve të Berishës dhe Alibeajt dhe gjasave që ai i Berishës të dominojë mbi atë të Alibeajt, Minxhozi tha se Berisha ka kohë që përpiqet të sugjestionojë palën e tjetër dhe këtë ia ka arritur deri diku.
Gazatari po ashtu u shpreh se mendon se Berisha dhe Alibeaj janë po aq kundërshtarë sa është Berisha me Ramën dhe sa ata të dy nuk i lidh asgjë.
“Berisha ka kohë që përpiqet të sugjestionojë palën tjetër. Është e pritshme kjo lojë e tij, kush e njoh që në fillimi ,e ka të qartë që ai operon me terma të tilla, ai përpiqet të krijojë tokën e djegur ndaj kundërshtarit.
Natyrisht që herë pas herë grupi i Alibeajt bie në këtë presion, sepse është një debat që konsumohet në sytë e opinionit publik. Ata ndërmorën një gjest ndaj Lindita Nikollës, që është përdorur edhe ndaj Topallit, por ne e dimë që dikush ka mazhorancën ai zgjedh kreun. Kjo është më shumë një lëvizje politike, se sa një gjest që mund të sjellë produkt. Unë nuk mendoj se në këtë rast, Nikolla nuk ishte strumbullari.
Unë jam i bindur që Alibeaj me Berishën është po aq kundërshtarë, sa është Rama me Berishën. Ata dy palë nuk i bashkon thuajse asgjë.
Bardhi thoshte nëse Berisha kandidon për kryeministër unë largohem nga politika.
Mendoj që ky grupim e ka të pjekur idenë që Berisha është një aksident historik për PD në këtë moment. Rikthimi i Berishës në këtë mosh dhe faturën politike që mbart, është një kosto e madhe për PD sepse i shtyn asaj procesin e gjetjes së një kryetari të ri që do të jetë e ardhmja e Partisë.
U bë një eksperiment me Bashën, ai dështoi dhe kur duhej një tjetër emër, ajo kthehet pas.
Unë këtu ndaj idenë e G., Alibeajt, që PD nuk mund të shohë prapa, pasi do mbetet prapa. Kjo është një luftë kulturash të ndryshme politike.
Në krahun tjetër, kryetari historik, Nano është larguar në 2005, ndërkohë PD propozon Berishën në 2025,” u shpreh gazetari.
Ditën e djeshme, ish-kryeministri Berisha njoftoi një protestë në 11 shkurt, për Minxhozin kjo do të jetë një protestë që do të kapitalizojë skandalin e zyrtarit të FBI.
Ai po ashtu shtoi se protestat në vendin tone janë vetëm çështje numrash, pasi janë politike dhe njerëzit merren me autobusa nuk ngrihen vetë.
“Ajo do të përpiqet të kapitalizojë momentin e skandalit amerikan të zyrtarit të FBI. Sidomos pas një fushate mediatike që opozita ka marrë, Që përpiqet të shpjegoj ende pa mbaruar gjyqi që gjithçka është orkestruar nga Rama. Nga pikëpamja juridike më shumë nuk qëndrojnë këto akuza se qëndrojnë.
Politika shqiptare i ndërton fabulat e saj brenda disa fluskave. Ka kaluar edhe shumë kohë nga protesta e fundit. Të shohim çfarë përmasash do të ketë. Protestat në 30 vitet e fundit është një çështje numrash.
Protestat kanë qenë politike, të telekomanduara dhe si të tilla kanë qenë edhe të shumta në numë dhe të shkurtra në kohë pasi autobuzi do të kthehet në orar,” përfundoi Minxhozi.
/e.d
Minxhoz je përcaktues i qartë i atrofizimit dhe i degradimit të PD-së, duke u bërë si një amebë, pa bosht, pa ide, pa palcë e shtyllë kurrizore, janë bërë si domatet e zarzavatet që duan nga një shkop në bythë, që të drejtohen.
Sa për votimet e ardheshme në maj, megjithe këtë modestinë tuaj, nuk jam dakord me ju mbasi maksimumin që mund “ti lërë” PS-ja, do të jenë nja pesë bashki terciare dhe pa peshë në kandarin elektoral, vetem peshë statistikore që vlejnë vetëm për Zaloshnjen,