Një i dënuar për vrasje që vuan denimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë godet punonjësin e policisë së burgut.
Sipas informacioneve të siguruara i dënuari është Osman Vani, i cili është i dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes
Ai është në sektorin e sigurisë së lartë të ketij burgu ndërsa në rrethana të pa qarta ka goditur policin Erjon Çekiçin i cili ka marrë dëmtime të lehta.
Nga ana tjetër mesohet se materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor të Korçës për veprime të mëtejshme.
/s.f