Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme ku një 34-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën në maternitet, disa orë pasi kreu një abort. Pas kësaj, policia procedoi penalisht dy mjekë të maternitetit.
Mediat kanë siguruar dëshminë e mjeku reanimator, Behar Gjevori i cili u procedua penalisht nga policia pas ngjarjes së rëndë.
Ai tregon se e reja kishte abortuar edhe disa herë më parë, ç’ka e shton rrezikun e ndërhyrjes. Mjeku Gjevori shprehet se 34-vjeçarja në momentin që doli nga spitali, ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas anestezisë, mjeku shprehet se 34-vjeçarja iu nënshtrua edhe kontrollit me eko, ku ka rezultuar se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjevori tregon se pas kësaj, mjeku është larguar.
/a.r