Në Francë vazhdojnë protestat kundër reformës për rritjen e pensioneve që e çon moshën në 64 vjet nga 62 që është aktualisht. Në një klimë të vështirë dhe jo më dialog mes sindikatave dhe qeverisë, marshimet u zhvilluan kudo në një klimë zemërimi shoqëror, por pa incidente të mëdha. Në Paris pati disa përleshje në fund të demonstratës, por pa asnjë të lënduar dhe me një numër prej 30 të arrestuarish. Sipas sindikatave, rreth 2.8 milionë njerëz dolën në rrugë, duke tejkaluar një milion njerëz që morën pjesë në raundin e parë të protestave më 19 janar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Konfederata e Transporteve“Confederation generale du travail” (CGT), 500,000 demonstruan në Paris. Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 1.27 milionë njerëz morën pjesë në grevën e protestës mbarëkombëtare të martën. CGT gjithashtu bëri thirrje që më shumë njerëz t’i bashkohen demonstratave të 7 dhe 11 shkurtit.
Nga ana e saj, policia raportoi 1,272 milionë protestues, ku 87 mijë në kryeqytet. Ditën e mëparshme të mobilizimit, më 19 janar, sindikatat kishin raportuar mbi dy milionë protestues, ndërsa autoritetet kishin numëruar një milion.
Sindikatat kanë njoftuar mobilizime të reja, më 7 dhe 11 shkurt, për të nxitur qeverinë të tërhiqet nga reforma që planifikon të rrisë moshën e pensionit, duke e çuar atë nga 62 në 64 vjeç.
/a.r