Gazmend Bardhi i përgjigjet menjëherë SPAK, ne lidhje me kerkesen e ketij institucioni te larte te hetimit ne Shqiperi per verifikimin e takimeve te ish zyrit te larte te FBI me kreun e qeverisjes shqiptare.
Deputeti i PD i dërgon aktpadinë e drejtësisë amerikane me thirrjen: “shpresojmë të kryeni një hetim të plotë, të gjithanshëm dhe të pavarur mbi këtë çështje”.
Prokuroria e Posaçme nisi verifikimet për çështjen “McGonigal”, ish-zyrtarit të FBI të lidhur me kryeministrin Edi Rama, i arrestuar pak ditë më parë.
Vendimi vjen pas kërkesës zyrtare të deputetit të PD-së Gazment Bardhi drejtuar SPAK për të nisur hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për korrupsion të nëpunësve të huaj publikë, deklarim të rremë të pasurive, dhe pastrim të parave të pista.
Duket se kjo kërkesë zyrtare ka vënë në lëvizje SPAK. Ditën e djeshme drejtuesi i SPAK Altin Dumani ka njoftuar deputetin Bardhi se për “nevoja hetimore” kërkohet vënia në dispozicion e materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.
Në shkresën e drejtuesit të SPAK i kërkohet vënia në dispozicion e akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022.
Charles McGonigal u bë një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së që u vendos nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar.
Ai ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë, Kosovë dhe Bosnjë, shpenzime që duket se janë mbuluar nga një shqiptar, ndërsa takimet me Ramën duket se janë organizuar nga një shqiptar tjetër, i cili përshkruhet si “këshilltar joformal” i Ramës./m.j