Avokati i njohur Spartak Ngjela, në rubrikën “Opinion’ në News24 u ndal tek zhvillimet e fundit politike në vend dhe përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës për çështjen McGonigal.
“Gjykata i ka hedh në lojë, Saliu është ai që mban peng PD. Tani ka nxjerrë, Rama i tha McGonigal, ambasadorja ka pasur takime. Por përse nuk I bëhet pyetja çfarë ka ambasadorja me ju? Duhet të dalin prova që kanë qenë në bashkëpunim, por jo përse kanë zhvilluar takime”, tha Ngjela.
Gjatë bisedës në studio, Ngjela u shpreh se ata që kanë frikë nga drejtësia e re janë me Moskën.
“Çështja mund të zgjasë edhe në dy vite. Deri në tre e kemi ne, pastaj ka edhe kërkesa për afate. Korrupsioni lartë shtetëror sot është me Moskën. Ata që janë të trembur nga anti-korrupsioni, me Moskën i keni. Ata që kanë rënë nga pushteti. Ata që janë trembur…”, tha ndër të tjera avokati Ngjela.
Pyetje: Pavarësisht hetimeve të zhvillua në SHBA për ish-zyrtarin e lartë të FBI ka zhvilluar debat në Shqipëri, kjo e cënon imazhin e kryeministrit Rama në prag të zgjedhjeve?
Ngjela: Çështja është në Amerikë. Këta nuk kanë besim tek drejtësia amerikane!?
/s.f