Nga Artur Ajazi
Kryetari de facto i Partisë Demokratike dhe “lideri” i opozitës së opozitës, është kapur fort pas “skandalit me Mc Gonigal”. I qesh buza, dhe u gufon zemra Doktorit, nga publikimi i “skandalit”, që nuk ka të bëjë fare me qeverinë e Shqipërisë, por dhe me kryeministrin Rama. Ai po kapet fort pas saj, akuzon, mendon dhe vepron sikur “pushtetin e ka tek dera tashmë”. Tullumbacja “McGonigal”, është shfryrë në duart e ish-liderit të PD. Dhe pavarsisht kësaj, gjithçka do ta sqarojë vetë Edi Rama të enjten në Parlament, duke mos i lënë kohë Doktorit, të gëzohet se “ja doli fjala ime, tani largohu”.
Ka prej 2013 (qysh kur Rama shembi objektin e parë gjigand pa leje tek Ekonomiku) që Berisha e provon “dyluftimin” me Ramën, e ka provuar edhe Basha para tij. Dhe nuk kanë arritur deri sot as ta trembin, jo pastaj ta largojnë. Berishës i duhet patjetër “një dosje, një skandal qeverisës”, një shkrim gazete periferike nga përtej Atlantikut, për të sfumuar “non-grata”-n, divorcin me SHBA, dhe për të vazhduar misionin e tij opozitarist. I duhet me ngut “McGonigal”-i, dhe mezi ka pritur rastin të akuzojë, sajojë dhe fabrikojë lajme imagjinare, nga “largimi 5 ditor jashtë kufinjve i kryeministrit”, deri tek fantazia e tij e shfrenuar se “ministrat e Ramës kanë dorëzuar dorëheqjen, por nuk u është pranuar”.
Folkloristi më i paimagjinuar në skenën politike shqiptare Sali Berisha, ka shpresa tek FBI-ja, DASH, Biden, etj, etj, dhe mban frymën tek procesi gjyqsor ndaj ish-agjentit McGonigal, që ka hesape të tjera me drejtësinë amerikane, që nuk lidhen fare me qeverinë e Edi Ramës. Plani dhe skanari janë të lexueshme. Prej të enjtes bllokimi i punimeve të Parlamentit, ndonjë protestë në bulevard me disa qindra mbështetës, dhe pastaj mosnjohja e rezultatit të 14 Majit, që janë aksionet e vetme opozitare që i kanë mbetur Berishës.
Ai nuk e kupton se Rama, ka ardhur në pushtet për të ecur mbi shinat e ligjit, se Rama nuk mbron asnjeri që shkel dhe abuzon me ligjin, se Rama nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për këdo që vjedh paratë publike, dhe se Rama nuk qas dhe strehon në selinë e PS, askënd që ka kryer krime, siç Berisha veproi me gardistët. Dhe ky është një dallim i madh, që bën diferencën mes tyre. Berisha është kapur fort pas “McGonigal”-it, dhe nuk ka gjasa ta heqë atë nga fjalimet dhe deklaratat e shtypit deri në 14 Maj, derisa të bindet se fitorja në zgjedhje nuk vjen nga shpifjet dhe akuzat e fabrikuara, por nga bindja e shqiptarëve tek njeriu i punës, premtimeve të mbajtura.
Edi Rama, as ka marrë dhe as nuk merr njeri “nën sqetull”, siç mori Berisha gardistët e 21 Janarit dhe i deklaroi Kryeprokurores se “ata janë në besën time dhe nuk preken”. Të mos merremi me “McGonigal”-in as me imagjinatat e shfrenuara të një politikani që duhej të ishte pranë zjarrit sot. Shqipëria ka humbur shumë kohë, shanse, njerëz, investime dhe integrime, aq sa i duhet patjetër një Edi Rama, ta shpjerë në stacionin e duhur të Bashkimit Europian, ndryshe ky vend nuk ka shanse të bëhet më.
Dikur, dikur, në vakt të pritezotrezzikut Enver, kur ndonjeri donte ti thoshte dikujt që nuk ke se ç’më bën, apo të më marrësh të ligat, i thoshte me tërsëllëmë dhe në mënyrë ofenduese MA RRUAJ ………ME BRISK RUBIE – mbasi ishte e vetmja markë brisku që ishte në shitje.
Dhe kështu kjo punë, Ramës do t’ja rruajnë me brisk rubije, a me ç’të duan, por gjithsesi, do t’ja rruajnë…..
Salushi & Lulushi, Likushi & Monushi, Alibejushi & Gazbardhgejushi, dhe të gjithë ush- ushat, ku janë e ku s’janë, bashkë dhe veç e veç, to ti hanë m…… Edi Ramës edhe këtë herë, sepse edhe kjo është një BABALE HISTORI.