Një konflikt mes punonjësve të policisë ka ndodhur sëfundmi në kryeqytet.
Bëhet me dije se konflikti ka ndodhur një natë më parë në njësinë nr.5, ku debati ka agravuar aq shumë sa që punonjësit e policisë kanë nxjerrë armët.
Ndër të tjera, sipas burimeve të top news njoftohet se punonjësi i FNSH, Rigers Iljazi sëbashku me vellain e tij është konfliktuar me shefin e operacionales Vladimir Laska.
Gjithashtu efektivë të tjerë që ishin të pranishëm dhe që kanë nxjerrë armët kanë qenë dhe Blerim Qarri dhe Elton Bisi.
Bëhet me dije se të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë përfunduar në komisariat.
/e.d