Një 56-vjeçar shqiptar, Zaim Jacaj, ka ndërruar jetë në Itali ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga shkalla.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Palazzo, ku ai dhe familja e tij banonin prej kohësh dhe ka lënë pas gruan, dy fëmijë dhe një nip që jetonte me ta.
Viktima kishte mbërritur në Asizi rreth njëzet vjet më parë së bashku me familjen e tij (bashkëshorten Majlinda dhe dy djemtë Ilklid (Illi) dhe Jori).
Policia italiane bën me dije se gjatë momentit që ndodhi ngjarja ai po punonte për të rregulluar një depërtim uji në një dyqan, kur për shkaqe ende të paidentifikuara, ai ra nga një shkallë, nga një lartësi relativisht e ulët.
Pas incidentit ai ishte shtruar në spitalin e Santa Maria della Misericordia për politraumë pasi ishte viktimë e një aksidenti në punë në Ospedalicchio. Përkeqësimi i papritur i gjendjes së tij shëndetësore çoi në vdekjen e tij në spitalin e Perugias
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe ish-këshilltarja bashkiake Claudia Travicelli, e cila foli veçse fjalë të mira dhe bëri të ditur se ai do të varroset në Shqipëri.
/e.d