Një javë surprizash është parashikuar nga analisti Lorenc Vangjeli në studion e Kontrast, i cili u shpreh se do të ketë surpriza nga çështja e Gërdecit por edhe një teatër në interpelancën e së enjtjes që pritet për çështjen McGonigal.
“Kjo javë ndoshta mbyllet hetimi për Gërdecin, s’mund të them se do kemi arrestime por hetimi ka përfunduar. Në mes javë do kemi surpriza.”- tha Vangjeli.
Seanca plenare që pritet të zhvillohet ditën e enjte, është një lajm i mirë, pasi sipas tij transparencën e kanë frikë vetëm ata që bëjnë mëkate.
“Ne duhet të presim se çfarë thonë atje, sepse hamendjet e prodhuara nga Tirana me shumicë të nxjerrim në shtigje shumë larg të së vërtetës. Ka një lajm të mirë në këtë histori, një shans i tillë, me shumë gjasë do demonstrohet të enjten. Nga transparenca kanë frikë ata që kanë mëkate.”- tha Vangjeli.
/e.d