Kryeministri Edi Rama ka vizituar një kompani të prodhimit të rifiniturave, ngjitësve dhe adetivëve, duke deklaruar se lufta për formalizimin e ekonomisë dhe lëhtësirat fiskale po i japin fryëm sipërmarrjes shqiptare, duke sjellë rritjen e vendeve të punës dhe të investimeve.
“Të gjitha ato politika nxitëse dhe mbështetëse që ne kemi bërë, ju i keni pasur në mbështetje dhe keni përfituar prej tyre. Ne do të vazhdojmë t’iu mbështesim. Investimi tjetër 6 milionë euro për fabrikën tjetër në Shijak dhe me disa qindra vende pune është shumë i rëndësishëm dhe ajo që është edhe më e rëndësishme është që ka një sipërmarrje shqiptare që po merr frymë më lirisht dhe po investon më shumë, po rrit eksportet dhe vendet e punës”, u shpreh gjatë turit në ambientet e fabrikës Kryeministri Rama.
“Heqja e taksës së makinerive, për arsye se ne kemi importuar në mënyrë të vazhdueshme, pa dyshim që ndihmon, por ajo që është e rëndësishme dhe unë dua ta theksoj, na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë pjesa e rimbursimit të TVSH-së”, deklaroi Presidenti i kompanisë Luan Muça.
Zgjerimi i kapaciteteve prodhuese është shoqëruar me një kualifikim të pandërprerë të kapaciteteve njerëzore.
Zgjerimi i mëtejshëm i kompanive si “Dast” është i kushtëzuar drejtëpërsëdrejti me liberalizimin e lejeve të ndërtimit për banesat private.
“Ne i kemi lejuar lejet dhe nuk ka më pengesa, sidomos për banesat private. Nuk ka pengesa që nga dita A. Banesat private, investimet prodhuese kanë qenë gjithmonë të hapura”, theksoi Rama.
“Nga ana tjetër, sigurisht që na duhej të bënim një disiplinim dhe të vinim nën kontroll territorin se u bë një çmenduri me ndërtimet pa leje”.
Për këtë, kompania në fjalë është e angazhuar që të bashkëpunojë ngushtësisht me qeverinë shqiptare për formimin e shkollave dhe kurseve profesionale.
“Kemi një program në mbështetje të arsimit profesional. Kjo është një problematikë që është një gangrenë e formuar në vite, por ne kemi menduar të sjellim një risi, aty ku sot zhvillohet teoria, në ambientet e shkollave profesionale, ne të shkojmë t’i bashkangjisim praktikën”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i “Dast”.