Paralelisht me betejën elektorale në terren, politika po bëhet gati të përveshë mëngët edhe për një tjetër fushëbeteje, atë që zhvillohet pas ekranit të një kompjuteri.
“Nëpunësit civil ose punonjësi që kryen një funksion jo politik në administratën publike i ndalohet të publikojë, të reagojë, shpërndajë apo komentojë postime me përmbajtje politike të bëra në rrjetet sociale. Gjithashtu i ndalohet të krijojë grupe komunikimi në platformat elektronike, me qëllim publikimin, reagimin, shpërndarjen apo komentimin e postimeve me përmbajtje politike”, sipas projektligjit.
“Nëpunësi civil ose punonjësi që kryen një funksion jo politik, në administratën publike që vepron në kundërshtim me pikat, 4,5 dhe 6 të këtij neni, mban përgjegjësi penale sipas nenit 328/a të Kodit Penal”, sipas projektligjit.
Ky nen i Kodit Penal parashikon gjobë apo dënim deri në 6 muaj burg për punonjësit e administratës, të cilët detyrohen të bëjnë fushatë zgjedhore kundra vullnetit të tyre për një subjekt të caktuar politik, por ligjvënësi demokrat synon që i njëjti ndëshkim të zbatohet edhe për punonjësit e shtetit që i bëjnë “Like apo Share” aktiviteteve me përmbajtje politike.
/s.f
1) Nalohet me ec mo shum se tri rob bashkë.
2) Nalohet me ec me xhepa t’mufat.
3) Nalohet me pa shoqi shoqn m’kokërr t’synit.
4) Nalohet me ja lujt synin robi – robit.
5) Nalohet……me pjerdh m’xhadet t’modhe….
Eh mër Alibej, eh mër kokrra e gamorit, eh mër koqe kanari, pse re kshtu po do me i bo robt me zor, me shku me votu për partinë socialiste, pse ?
Hajvon e kalu hajvonit….