Novak Djokoviç është shpallur kampion i “Australian Open”. Ai ka fituar 3-0 me sete kundër Stefanos Tsitsipas, duke marrë kështu kreun e renditjes botërore në tenis.
Tenisti serb, Novak Djokoviç fiton Australian Open, duke e çuar në 22 numrin e “Grand Slam”-eve për meshkuj dhe trofeun e 10 ne Australi. Ai ka fituar 3-0 me sete (6-3, 7-6, 7-6) ndaj grekut, i cili nuk tregoi shenja se do ta përmbyste rezultatin.
Me këtë fitore, 35-vjeçari, i cili barazohet me Rafael Nadal, do të rikthehet në renditjen numër një të botës.
Nga ana tjetër, Tsitsipas i Greqisë, 24 vjeç, vazhdon pritjen e tij për një triumf të parë në “Grand Slam”. Tenisti grek humbi ndaj Djokoviçit në finalen e tij të parë të madhe në “French Open 2021” pasi hoqi dorë nga epërsia në dy sete, por, këtë herë në Melburn.
Djokovic nuk ka humbur në Melbourne Park që nga viti 2018, një seri fitoresh që përfshin një rekord prej 28 ndeshjesh. Ai ka rifituar kurorën, të cilën nuk mundi ta mbronte vitin e kaluar pasi u dëbua nga Australia, për statusin e tij të vaksinimit kundër Covid-19.
/s,f