Reshjet e dëborës të rëna ditët e fundit kanë sjellë turistë të shumtë në ski pistën e Dardhës, e cila nuk është më shumë se 15 km larg nga qyteti i Korçës.
Një pjesë jo e vogël e atyre që frekuentojnë këtë ambient janë familjarë të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të vendit. Duke qenë e vetmja në vendin tonë pista e skive në Dardhë tërheq të rinj e të rritur, të apasionuar pas sporteve të dimrit.
Ata thonë se ky është një destinacion unik gjatë stinës së dimrit, por Shqipëria i ka të gjitha mundësitë natyrore për të pasur edhe ski pista të tjera.
Kristi Xinxifi është instruktor i sportit dimëror të skive. Ai thotë se ski-pista duke qenë për amatorët tërheq më së shumti turistë që janë në fillimet e tyre, por edhe të tjerë të cilët kanë eksperiencë në këtë sport.
Dikur vetëm në Korçë ka pasur jo me pak se pesë ski pista , tri prej të cilave në Voskopojë, ndërsa tani vetëm një dhe ajo është në Dardhë.
/s.f