Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin malor Balochistan të Pakistanit, ku një autobus ka rënë nga një shkëmb poshtë në luginë dhe për pasojë është përfshirë nga flakët, duke lënë pas rreth 40 të vdekur, të cilët u dogjën të gjallë. Besohet se autobusi transportonte 44 pasagjerë nga Quetta në Karaçi.
Hamza Anjum Nadeem, Ndihmës Komisioneri i Lasbela, konfirmoi se trupat e 40 personave ishin gjetur dhe katër pasagjerë ishin shpëtuar. Mes të vdekurve kishte gra dhe fëmijë, të cilët mediat vendase raportuan se ishin “djegur të gjallë”.
Punonjësit e shpëtimit thuhet se u përballën me vështirësi për të arritur në vendin e rrëzimit për shkak të motit të ftohtë në mëngjes. Autoritetet thonë se trupat e viktimave ishin djegur plotësisht dhe do duhet kampionimi i ADN-së për t’i identifikuar. Pasi të jenë identifikuar, eshtrat e tyre do t’u dorëzohen të afërmve.
/a.r