Korçë-Një person është arrestuar për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”.
Ditën e djeshme, ai ka goditur punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, Zh.B. Identiteti i agresorit nuk dihet ende.
Mësohet se polici i kishte vendosur atij një javë më parë masë administrative.
Kjo ndëshkim ka qenë konform ligjit, ndërsa pronari i mjetit e ka ndaluar dje punonjësin e policisë duke e goditur me grusht.
Polici ka qenë jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes. Çështja i ka kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/a.r