Nëse ju pëlqen të keni marrëdhënie seksuale në mëngjes, ndërsa e dashura juaj preferon në mbrëmje, ose e kundërta, analistët sugjerojnë se duhet të bëni një kompromis, meqenëse dëshira për marrëdhënie seksuale varet nga pjesa e ditës dhe nga gjinia.
Orët e mëngjesit (6-8)
Femra zakonisht nuk është e gatshme sepse niveli i hormonit të gjumit është ende i lartë, ndërsa temperatura e trupit të femrës fillon të rritet më vonë. Mirëpo nuk përjashtohet mundësia që të ketë dëshirë për marrëdhënie edhe në atë kohë, por duhet t’i kushtohet rëndësi paralojës meqenëse në atë mënyrë do të arrihet një pëlqim më i mirë nga ajo.
Shumica e meshkujve pëlqejnë të kenë marrëdhënie pikërisht në këtë kohë, mirëpo nuk duhet pritur akrobacione ose maratonë seksuale pasi zakonisht janë të shpejtë në këtë periudhë.
Nga ora 8 deri ora 10
Në këtë kohë shumica e femrave janë të gatshme për marrëdhënie, pasi niveli i endorfinës (hormonit ngazëllues) në gjak është shumë i lartë, kështu që mashkulli nuk ka nevojë për ta motivuar.
Mashkullit në këtë pjesë të ditës fillon t’i bie libidoja pasi fillon të mendojë për shumë obligime, prandaj femra duhet ta motivojë atë.
Nga ora 10 deri në ora 14
Në këtë periudhë kohore të dy partnerët mendojnë shumë pak për të pasur marrëdhënie seksuale pasi janë të dhënë pas punëve dhe obligimeve tjera. Megjithatë, pas orës 12 mashkulli është i gatshëm për një aksion, meqenëse disponimi i tij fillon të ndryshojë.
Nga ora 14 deri ora 16
Femra ka dëshirë të madhe për seks, ndërsa në këtë kohë nuk preferohet romantika ose paraloja. Ajo është e hapur për ndonjë pozitë të re, apo ndonjë eksperimentim.
Për meshkujt kjo është koha më e mirë nëse dëshirojnë të lindin fëmijë pasi spermatozoidet kanë kualitet më të mirë.
Nga ora 18 deri ora 20
Orët e pasdites zakonisht nuk janë kohë e preferuar për aktivitete seksuale, kjo është kohë për pushim ose për biseda romantike.
Nga ora 20 deri ora 22
Ky është momenti i përsosur që femra të marrë atë që dëshiron dhe ngadalë e butë, ashtu siç dëshiron. Ajo është plot energji seksuale dhe është e gatshme për ta marrë vetë iniciativën.
Mashkulli është gjithmonë i gatshëm t’ia plotësojë partneres së tij të gjitha dëshirat. Vetëm në këtë periudhë “orari seksual” i mashkullit dhe femrës përputhet plotësisht.
Pas orës 22 deri në mesnatë
Pas orës 22 rritet niveli i melationinës (hormonit të gjumit), dhe ajo nuk mendon për seks, por për një gjumë të thellë. Mirëpo nëse insistoni, ndoshta do të keni sukses…
Atij ende nuk i flihet dhe është i gatshëm për të çuar dashuri, kjo është edhe mënyra më e mirë për ta zënë gjumi.
Nga mesnata deri në mëngjesin e hershëm
Femra zakonisht fle dhe është shumë vështirë që ta zgjoni, megjithatë femra mund të çojë dashuri edhe gjysmëfjetur.
Edhe mashkulli në këtë periudhë është në gjumë dhe nëse dëshironi të keni marrëdhënie, atëherë do të mund ta zgjoni me vështirësi të madhe.
Express