Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me çështjen ‘McGonigal’, ku ish-zyrtari i FBI-së Charles Mcgonigal akuzohet se ka marrë para ruse.
Në një reagim në ‘Facebook’, Tabaku thekson se se mbi 4 vite shqiptarët janë helmuar me mashtrime se PD është financuar nga rublat ruse, ndërsa ajo pyet se; Shqiptarët kanë nevojë të dinë kush, si dhe çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe agjentit të FBI paguar nga rusët?!
REAGIMI I TABAKUT
“Buza që flet të vërtetën, qëndron përgjithmonë, kurse gjuha që gënjen vetëm për pak kohë.” (Proverbat 12;19)
Për mbi katër vjet, shqiptarët janë helmuar nga mashtrimi se Partia Demokratike është financuar nga rublat ruse. Një njollë e lëshuar nga gojët dashakeqe dhe e gatuar në zyrat e kryeministrisë që nuk kanë lënë shpifje pa drejtuar karshi nesh.
Shqiptarët kanë nevojë të dinë kush, si dhe çfarë ka ndodhur mes Ramës dhe agjentit të FBI paguar nga rusët?!
Duan të dinë se si oligarku Putinit përfitoi status investitorit strategjik menjëherë pasi u fut në listën e zezë të SHBA?
Shqiptarët duan transparencë për çfarë ka ndodhur me koncesionet që u jepen oligarkëve rus ndërsa paguhen para korrupsioni për të sulmuar PD!
/e.d