55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet t’i marrin të rinjtë në dorë.
Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, vetëm 12.8% e shqiptarëve nuk janë dakord që vendi të drejtohet nga të rinjtë, ndërsa 31.8% janë neutralë.
70.5% e shqiptarëve janë dakord që në vendin e tyre të punës të drejtohen nga një i ri i kualifikuar që është 30 vjeç.
23.9% e shqiptarëve mendojnë se është disi e pranueshme dhe 5.1% e konsiderojnë të papranueshme që të drejtohen nga një 30-vjeçar.
/s.f