Kejvina Kthella u përjashtua nga formati “Big Brother VIP Albania” pas një skene të turpshme me njërin nga konkurrentët, Luiz Ejllin.
Pas disa ditësh në heshtje, Kejvina reagoi për herë të parë në llogarinë e saj në Instagram dhe duket se nuk ka reflektuar aspak! Asaj i duket ende e drejtë shpulla dhe nuk pranon t’i kërkojë falje Luizit, duke provuar edhe njëherë pse përjashtimi i saj ishte vendimi i duhur.
Me Luizin nuk dëshiron “paqe”, por pasi ka parë numrin e ‘frikshëm’ të mbështetësve që Luizi ka jashtë shtëpisë, ka tentuar të rregullojë marrëdhënien me ta, duke i kërkuar një ndjesë përciptazi.
“Shpulla më ndihmoi” të dilja prej asaj çmendine, shkruan Kejvina, a thua se të tjerët e morën dhe e futën aty me dhunë!
Mirëpo fansat me sa duket nuk janë ndalur pas reagimit të saj dhe llogaria e Kejvinës në Instagram nuk është më aktive. Nuk dihet nëse modelja ka vendosur ta çaktivizojë me dëshirë, apo ka qenë fluksi i madhe i komenteve në reagimin e saj që e ka “detyruar” ta bëjë një gjë të tillë.
Kujtojmë se në debat e sipër me këngëtarin Luiz Ejlli, ajo doli jashtë kontrollit dhe u ngrit nga vendi duke e qëlluar dy herë me shpullë, ndërsa Luizi nuk reagoi.
Produksioni tentoi ta fshehë këtë moment duke mos e cekur aspak gjatë mbrëmjes së emisionit, mirëpo ishte videoja e shpullës që “Iconstyle” shpërndau ekskluzivisht, që detyroi produksionin të marrë masa.
Kejvina u përjashtua menjëherë nga shtëpia pas thyerjes së rregullave dhe kësaj skene të shëmtuar në ekran.
/s.f