Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Tervol në zonën e Gramshit. Një 75-vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe vëllain e tij.
Mësohet se shtetasi me Xhevit Sinani, 75-vjeç, ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllain e tij me Shaqir Sinani.
Autoritetet janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për kapjen e autorit. Deri më tani nuk ka informacione mbi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.