Traileri i vazhdimit “Star Wars: Episode VIII“, filmit të dytë të serialit të triologjisë Star Wars, brenda vetëm 17 orëve e kanë parë mbi 4.5 milionë persona. Filmi i tetë i serialit “Lufta e yjeve” është në fazën e xhirimit, ndërsa njëri nga lokacionet ku xhirohet është edhe Dubrovniku. Në internet është publikuar trileri, i cili zgjat 34 sekonda, transmeton AA njoftimet. Regjisori dhe skenaristi është Rian Johnson, xhiron vazhdimin e ri të filmit, “babai” i të cilit është George Lucas, ndërsa rolet kryesore do t’i luajnë Daisy Ridley, Domhnall Gleeson, Adam Diriver, Oscar Isaac dhe Harrison Ford. Premiera e filmit “Star Wars: Episode VIII” është caktuar për më 15 dhjetor të vitit 2017. Vitin e kaluar në datën e njëjtë për herë të parë u shfaq vazhdimi i shtatë i sagës “Lufta e Yjeve” me emrin “Star Wars: The Force Awakens“ që theu të gjitha rekordet e shikueshmërisë dhe fitimit.