Luiz Ejlli u duk se po i mbante qëndrim Kiarës pasi ajo nuk e merr ende guximin për t’i dhënë puthjen. Por në fakt, thjesht po bënte lojë. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari i cili i tregoi Kiarës se e përdori për herë të parë për lojë sepse nxiti banorët që ta komentojnë.
Plani i shkoi siç dëshiroi dhe këtë ia rrëfeu Kiarës e Efit, kur u “pajtua” me Kiarën që e quan “dritën e tij të diellit”.
“Shyqyr që u bë sebep kjo. Prandaj i thashë dua me t’u largu. I thashë është hera e parë që kur kam ardhur në këtë shtëpi, që të shfrytëzoj për lojë dhe pranoi. I thashë nuk ta bëj më, nuk të shfrytëzoj më.”- i tha Efit.
Luizi e thotë vazhdimisht se sa pëlqim ka për Kiarën aq sa e sheh si nënën e fëmijëve të tij, ndërsa ajo është shprehur se nuk i mungon ndjenja por ka diçka që e pengon për të mos krijuar lidhje me të.
/s.f