Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur disa herë me thikë. I plagosur ka mbetur Bledar Troshani, i cili është transportuar në spital.
Sakaq, policia ka arrestuar autorin, Zyhdi Shpejtimi, i cili mësohet se është daja i Troshanit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sherri mes tyre ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë Drejtorisë së Tatimeve.
Rreth orës 18:15 ne lagjen Qemal Stafa, Shkodër është plagosur me mjet prerës shtetasi B. T. 44 vjeç banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër
Falë veprimeve te shpejta policore eshte bere identifikimi, kapja dhe shoqerimi ne ambjentet e Komisariatit te Policisë Shkoder autori i dyshuar shtetasi Z. Sh. 48 vjeç, banues ne lagjen Kongresi Permetit, Shkodër. Grupi hetimore po punon per zbardhjen e plote te kësaj ngjarje
/e.d