Ish ministri Ilir Beqaj, aktualisht drejtues i Agjencisë shtetërore për Programim Strategjik dhe Koordinim të Ndihmës nga donatoret, ka evidentuar shnderrimin e madh te Vermoshit ne keto 10 vite.
Sipas Beqajt, Vermoshi qe njihej si skaji me verior i Shqiperise, ne vitin 2013, tani me 2023 u kthye ne nje qender e turizmit, kryesisht per te huajt, me rruge te reja dhe me xhubleten karakteristike nen mbrojtjen e UNESCO-s.
Postimi i Beqajt:
Në vitin 2013, për shumicën e shqiptarëve Vermoshi njihej vetëm si skaji më verior i Shqipërisë.
Në vitin 2023:
Shqiptarë e musafirë të huaj vizitojnë lehtësisht dhe shijojnë bukuritë e natyrës dhe mikëpritjen e ngrohtë malësore në Leqet e Hotit, Tamarë, Lëpushë e Vermosh.
Rruga e re, prej Bajze në Vermosh, është pjesë inventarit të rrugëve kombëtare dhe mirëmbajtja e saj garantohet 365 ditë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Xhubleta, kjo veshje tipike e grave të Kelmendit është pjesë trashëgimisë jomateriale botërore dhe mbrohet nga UNESCO.
Djathi mishavin i Kelmendit dhe djathi i ziem (i zier) i Veleçikut janë produkte të çertifikuara me tregues gjeografikëtë mbrojtur, emërtim origjine të mbrojtur dhe specialitete tradicionalë të garanatuar./m.j