Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji thotë se Edi Rama e ka kthyer Kuvendin si ta kishte dyqanin e tij personal.
Sipas Salianjit, Rama dhe qeveria e tij janë përfshirë në aferën më të rëndë që është zbuluar ndonjëherë. Deputeti demokrat thekson se frika nga institucionet e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të futet në vrimë të miut, ndrësa e paralajmëron se nuk ka oligark rus që di ta shpëtojë.
‘Sot autokrati kyçi dhe parlamentin sikur ta kishte dyqan personal, njësoj siç i ka mbyllur gojën kujtdo në partinë e tij sot mbylli dhunshëm parlamentin që qytetarët mos njiheshin me faktet e korrupsionit masiv dhe minimit të demokracisë! Edi Rama dhe qeveria e tij janë përfshirë në aferën më të rëndë që është zbuluar ndonjëherë! Frika nga institucionet e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të futet në vrimë të miut! Nuk e shpëtojnë dot as oligarkët rusë të sanksionuar nga SHBA, as paratë e krimit dhe korrupsionit as devijimi i vëmendjes, as kapja e drejtësisë! Dita po vjen!’- shkruan Salianji
/e.d