Një nënë nga Massachusetts akuzohet se ka mbytur dy fëmijët e saj të vegjël dhe ka tentuar të vrasë fëmijën e saj të tretë përpara se të tentonte t’i jepte fund jetës, duke u hedhur nga dritarja.
Lindsay Clancy, 32 vjeçe, nga Plymouth, po përballet me dy akuza për vrasje, për vrasjen e vajzës së saj 5-vjeçare dhe djalit 3-vjeçar.
“Oficerët gjetën në shtëpi tre fëmijë nën moshën pesë vjeç pa ndjenja, me shenja të dukshme të lëndimeve të rënda”, tha kreu i hetimeve.
Cora, 5 vjeç dhe Daëson, 3 vjeç, u dërguan me urgjencë në spital, ku u shpallën të vdekur.
Një djalë 7 muajsh është ende duke luftuar për jetën, thonë autoritetet. Ai u transportua me helikopter në Spitalin e Fëmijëve në Boston.
“Kjo është një tragjedi e paimagjinueshme, e pakuptimtë dhe hetimi është në vazhdim”, tha policia.
Familjarët e saj thanë se janë në gjendje shoku pasi asgjë nuk e paralajmëronte të keqen. “Është zemërthyese. Ata ishin thjesht fëmijë të bukur, të bukur.
Të kujdesur mirë. Ato ishin thjesht të bukura, kaq. Patën një jetë të bukur ”, tha tezja e tyre./m.j