Zbardhet dëshmia e shqiptarit Izbi Çaushi, i cili ndodhet pas hekurave për vrasjen e një shtetasi grek të njohur ndryshe si ‘amerikani’. Ngjarja në fjalë ndodhi të premten e kaluar në Kalamata. Ai tha për hetuesit e çështjes se nuk donte që të vriste 47-vjeçarin greko-amerikan dhe se ishin takuar për t’u sqaruar për një sherr që kishte ndodhur vitin e kaluar.
Fill pas krimit shqiptari u arratis dhe më pas u arrestua në një banesë me qira që ishte marrë nga një shtetas bullgar. Çaushi u arrestua së bashku me 34-vjeçarin bullgar, ndërkohë që policia gjeti në banesë një sasi hashashi. Shqiptari mori përsipër krimin, duke shfaqëjuar dhe 22-vjeçarin shqiptar, por me pasaportë greke.
“Thjesht donte të blinte 2 gram kokainë nga viktima. Unë shkova të sqarohesha për një sherr që kishim pasur bashkë”, -mësohet të ketë thënë shqiptari në dëshminë e tij. Mes të tjerash shqiptari tha se armën e krimit, pistoletën e kishte hedhur në det.
/s.f