Shkëlzen Berisha ka thënë jashtë SPAK se në Ministrinë e Drejtësisë ka hyrë pasi ka takuar disa miq!
Ai u shpreh se me Fatmir Mediun ka folur për çështje personale që nuk i tregon dot. Djali i Sali Berishës kofirmoi se SPAK e ka pyetur sot për Gërdecin, por ai është distancuar nga ngjarja në fjalë.
“Jam thirrur si person që ka dijeni për çështjen. Jam pyetur. Sigurisht nuk kisha ç’të ofrojë më shumë nga ato që kam thënë publikisht. Nuk mendoj se dijenia ime ka dhënë ndihmë për çështjen në fjalë. Sepse s’kam asnjë lidhje. E njëjta prokuroria. Sot pas 15 vite e njëjta prokuroria mendojnë se unë mund të kem dijeni për rrethanat e çështjes.
S’kam asnjë lidhje me të. Prokuroria duhet t’i thotë publikut se kush e ka bërë atë shënim. Unë nuk kam asnjë lidhje. Prokuroria t’i thotë publikut se e kujt është kaligrafia, nëse nuk është falsifikim. Që unë të futem në Ministrinë e Drejtësinë nuk do të thotë që unë marr vendime.
Asnjë gjë nuk ka pasur lidhje me këtë çështje. Kam folur për gjëra personale dhe s’kam dëshirë t’i zbuloj këtu. Jam pyetur brenda. Të komunikosh nuk do të thotë që ke lidhje në të tilla ëështje. Nuk ndjehem aspak i rrezikuar nga SPAK”, tha ai.
/a.r
Si ka mundesi qe djali i kryeministrit, Shkerdheni, telefonohet 4-5 here nga Fatmir Mediun, Ministrin e linjes direkte te Gerdecit, (Minister Mbrojtje) menjehere pas shperthimit te Gerdecit, per ………………… “GJERA PERSONALE”
Keta mire qe jane kriminele familjarisht, por jane edhe idiote.
Si mund te marre ne telefon nje Minister qe ne ate moment po i “luante tepeleku i kokes “ se ishin vrare njerez ne fabriken qe kishte firmosur vete ai, te marre pra ne telefon Shkerdhenin dhe te flasin per …….. “gjera personale “, psh ………. “cfare vere do te pinte ne fundjave…..”