Në përgjigje të Berishës në Kuvend, mori fjalën kreu i grupit të PS, Taulant Balla i cili tha se e gjithë lëvizja e Berishës bëhet për të hequr vëmendjen nga dosja e 21 Janarit.
“Vjen për të shmangur vëmendjen nga faktet tronditëse që kanë dalë nga dosja për 21 Janarin. Hetimet e drejtësisë amerikane kanë përfunduar ku ka një të akuzuar për mos deklaruar dhe konflikt interesi. Bëhet fjalë për një mik të zotit Berisha sepse vijnë nga e njëjta zonë dhe njihen shumë mirë me njëri tjetrin.
Drejtësia amerikane ka zero akuza ndaj kryeministrit Edi Rama apo ndonjë anëtari të qeverisë. Përmendja e emrit të kryeministrit nuk ka lidhje fare me përfundimin e hetimeve ë drejtësisë amerikane. Zonja kryetare e Kuvendit propozoj rrëzimin me votë të kësaj kërkese”, u shpreh Balla.