Policia helene njoftoi të mërkurën se ka shkatërruar një bandë të miturish, të cilët akuzohen se kanë vjedhur në mënyrë sistematike dyqanet në zonat e Attica-s.
Në pranga kanë rënë dy shqiptarë, 15 e 17 vjeç dhe një 16-vjeçar grek. Edhe pse të mitur, mediat shkruajnë se ky grup ka vjedhur të paktën 26 dyqane.
Të rinjtë futeshin në dyqan dhe në mungesë të punonjësve kanë marrë shuma para, pajisje elektrike, gjëra personale dhe karta bankare.
Policia përllogarit se të miturit kanë përfituar në mënyrë kriminale rreth 40 mijë Euro.
/s.f