Babai i yllit serb të tenisit Novak Gjokovic është kapur në kamera duke valëvitur flamuj pro-rusë me tifozët në Australian Open.
Ambasadori i Ukrainës në Canberra e quajti skenën “të turpshme”.
Pas fitores çerekfinale të Noles ndaj Andrey Rublev të Rusisë, një grup tifozësh shpalosën flamuj rusë pranë stadiumit Rod Laver Arena të Melburnit.
Vetë Federata Australiane e Tenisit tha se katër persona “shfaqën flamuj dhe simbole të papërshtatshme dhe kërcënuan rojet e sigurisë” në Melbourne Park përpara se të ndiqeshin nga policia.
Një video e postuar më vonë në një kanal australian pro-rus në YouTube tregonte Srdjan Gjokovic, babai i lojtarit, duke pozuar me burrin që mbante flamurin me fytyrën e Putinit. Në mbishkrimin e videos fjalia: “Babai i Novak Gjokoviqit bën një deklaratë të guximshme politike”.
/javanews/a.r