Të gjithë menduam se Armaldo Kllogjeri do të dilte që javët e parë të “Big Brother Vip”, mirëpo në këto momente që flasim ai është kthyer në një nga personazhet “kyç” brenda shtëpisë.
Maestro jo vetëm që është lideri i preferuar i shtëpisë nga banorët, por e ka kuptuar edhe rrjedhën e lojës dhe situatat e krijuara nga ai kanë sjellë jo pak lëvizje brenda “BBV”.
Së fundmi maestro ka lëshuar një “perlë” teksa ka qenë në shoqërinë e Olta Gixharit ku shprehet se qëkur ka hyrë në “Big Brother” koka e tij lëshon një tingull të çuditshëm kur e godet.
Këtë gjë ai e ka demostruar edhe me lëvizje. Nga ana tjetër Olta nuk i ka mbajtur do të qeshurat, ndërkohë që Armaldo godiste ballin e tij.
Epo nëse në shtëpinë e “BBVK” kemi Stresin që mbahet për “perla”, në “BBVA” duket se këtë rol e merr Armaldo.
Më herët kujtojmë që Stresi deklaroi gjatë një bisede me banorët e “BBVK” se është i bindur që në shtëpi kishte fantazma.
Stresi: Natën e parë jam zgjuar keq, edhe në mëngjes.
Gresa: Një natë kemi parë të gjithë ëndrra të këqija, të gjithë.
Stresi: Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo ka. Për Zotin ka. Kam vënë re që vijnë na shohin edhe ikin, na afrohen shumë. A i ke dëgjuar sipër? Ka, unë e di./m.j
View this post on Instagram